“Zbrazet buxheti i shtetit”, Edi Rama do të lëvizë me makinë 500 mijë dollarëshe

Edi Rama këtë radhë “zbraz” buxhetin e shtetit me afro 500 mijë dollarë për automjetin që të lë me gojë hapur.

Kryeministri sapo ka blerë makinën e tipit GMC Custom Luxury Vehicle, një automjet i shtrenjtë që shihet shumë në rrugët e Meksikës me të cilat lëvizin njerëzit e kartelit të drogës për komoditet dhe mbrojtje nga atentatet.

Makina e Ramës është bërë me porosi “GMC Yukon Luxury” dhe ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lekurë kastori.Makina nga brenda duket si avion privat luksi.

Gazetarja e “ABC News”, Esiona Konomi në rrjetin e saj Facebook ka postuar një status me 4 pyetje drejtuar Kryeministrit, duke kërkuar prej tij justifikimin se përse i duhet një makinë kaq e shtrenjtë në një ditë si kjo, kur ai vetë foli për një qeveri më modeste që i pëmbahet Kodeve Etike.

Statusi i plotë i gazetares:
“Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:
-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?
-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?
-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?
-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?
(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement