Ndahet nga jeta ish-zyrtar i LSI

Është ndarë nga jeta aktori dhe ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi.

Ende nuk dihen shkaqe e ndarjes së parakohshme nga jeta të Dashit, ndërsa kolegë dhe miq kanë konfirmuar lajmin duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij.

Prej kohësh Ilir Dashi ishte zhvendosur në Afrikën e Jugut së bashku me familjen.
Hapat e parë të karrierës së tij i nisi si aktor ku mori pjesë në disa filma. Më pas vazhdoi duke u angazhuar në disa biznese ndërsa më tej i hyri politikës.

Ai e vazhdoi jetën politike si kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement