U arrestua për armëmbajtje pa leje në kufi, lirohet nga burgu Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka dal nga burgu. Gjykata ka refuzuar ekstradimin për në Shqipëri.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, është shprehur avokati i këngëtares për mediat kosovare.

Kujtojmë që Fjolla u arrestua më 17 korrik në Prishtinë. Asaj iu caktua nga gjykata masa e paraburgimit prej 40 ditësh.

Ndaj këngëtares rëndonte një dënim prej 6 vitesh e pak muajsh burgim, pasi u kap me armë pa leje në pikën kufitare të Morinës.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement