Tërmet në veri të Shqipërisë, ndihet dhe në Tiranë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.1 është ndjerë ditën e sotme në disa qytete të vendit.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në veri të vendit, por është ndjerë dhe në Tiranë, Lezhë e Shkodër.

Deri tani nuk raportohen dëme. Në orët e para të mëngjesit ka pasur dhe disa lëkundje të tjera tërmeti

Thellësia e goditjes ishte 5 kilometër, çka ka bërë që lëkundjet të ndjehen shumë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement