Shqipëria goditet nga 3 tërmete gjatë natës/ Ja ku ishin epiqendrat

Mbrëmjen e kaluar Shqipëria është ‘tronditur’ tre herë gjatë natës nga tre tërmete të cilat kishin epiqendra dhe madhësi të ndryshme.

Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri, ku sipas të dhënave të këtij instituti shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.1.

Dy të tjerët, përkatësisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut. Tërmet u raportua edhe ditën e djeshme në qytetin e Vlorës me magnitudë të njëjtë me tërmetin e Shkodrës sot.

Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement