“Drejtësi për Sabrina Bengaj”/ Pas Tiranës “plasin” protestat në qytetet e tjera për vrasjen e 23-vjeçares në Fier

Një protestë e dytë do të mbahet ditën e sotme për vrasjen e Sabrina Bengajt. Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Bengaj në Fier, në të njëjtën orë si në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement