Çfarë i nxori zbuluar? Gati 1000 rrënjë kanabisi në shtëpinë e barit, pranga 2 shqiptarëve në Angli

Frrok Zefi dhe Aldi Gjetani janë dy shqiptarët e fundit të arrestuar nga autoritetet britanike, pasi u kapën me drogë.

Ata kishin kthyer një banesë në Blackpool në shtëpi bari, ku kishin mbjellur 950 rrënjë kanabisi.

Për rritjen e kanabisit, dy shqiptarët Zefi dhe Gjetani, përkatësisht 42 dhe 27 vjeç, përdornin në mënyrë ilegale energjinë elektrike.

Pikërisht këtu lindi ideja e policisë për të vëzhguar banesën, që çoi në arrestimin e shqiptarëve.

Sipas mediave britanike, policia ka njoftuar se vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e tregut rreth 950,000 £.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement