Bie masivi i mineralit në një minierë në Bulqizë, mbetet i bllokuar një punonjës

Një punëtor në një minierë në Bulqizë dyshohet se ka mbetur i bllokuar mesditën e sotme pas rrëzimit të masivit të mineralit.

Policia njofton se grupi i shpëtimit po punon për pastrimin e galerisë për t’i ardhur në ndihmë punëtorit që dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement