Apple do të hedhë në treg iPhone 13/ Njihuni me çmimin dhe karakteristikat e reja

Si çdo vit, njoftimi i një iPhone të ri bën një bujë të jashtëzakonshme. Përdoruesit e Apple janë gjithmonë të interesuar për risitë.

Do të paraqiten katër modele: iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Max. Të katër modelet pasojnë në vazhdën e versionit 12, kështu që pritet që gjithçka të vazhdojë kështu.

Modelet e para të gamës së treguar në skenën e prezantimit në Apple Park në Cupertino janë modeli standard dhe iPhone 13 Mini, dy njësi që në thelb pasqyrojnë modelin e modeleve të mëparshëm, por me disa ndryshime të rëndësishme.

Kamerat mbeten dy, një kënd të gjerë dhe një kënd ultra të gjerë, por tani ato janë në gjendje të mbledhin më shumë dritë. Po ashtu fotot natën do të kenë cilësi me të mirë dhe gjithashtu portreti për videot duket veçanërisht premtues që ju lejon të kaloni nga një pikë fokusi në tjetrën automatikisht dhe në kohë reale.

Jeta e baterisë gjithashtu përmirësohet – me një orë e gjysmë për iPhone 13 Mini dhe me dy orë e gjysmë për iPhone 13.

Sa kushtojnë dhe kur vijnë iPhone -et e rinj 13?

Çmimi i pritshëm është 839 euro për modelin Mini dhe 939 euro për modelin standard.

Çmimi fillestar – për ato me memorie 128 GB, është 1,189 euro dhe 1,289 euro për iPhone 13 Pro dhe Pro Max.

Ardhja në treg është planifikuar për të premten në datë 24 Shtator , ndërsa për ata që janë duke pritur për përditësimin e sistemit operativ që vjen në lidhje me iPhone -et e rinj, iOS 15 mund të shkarkohet që të hënën më 20 Shtator .

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement