Aksident i rëndë në rrugën Milot-Lezhë, trajleri përplaset me autobusin me pasagjerë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.

Një autobus me pasagjerë brenda është përplasur me një trajler dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga përplasja është plagosur një fëmijë, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Mësohet se trajleri ka goditur nga pas autobusin, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement