Ronaldo nuk ndalet, vetëm 13 minuta për të shënuar gol me Manchester United

Cristiano Ronaldo nuk po ndalet më që pas ridebutimit me Manchester United.
Kësaj radhe portugezi ka shënuar që në 13 minutat e para të sfidës në Zvicër përballë Young Boys.

Goli ishte i gjithi portugez, por merita i shkon të gjithit Bruno Fernandes që me një pasim ‘magjik’ nxori patriotin e tij të vetëm para portierit duke mos e kursyer për t’ia kaluar topin mes këmbëve.

Ronaldo tashmë është një ndihmë e madhe për “Djajtë e Kuq”. Golat e tij mund të çojnë shumë lart ekipin e Solskjaer që n sezonet e fundit ka pasur probleme të theksuara me mbrojtjen dhe sulmin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement