Rama nderon Merkel me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’, kancelarja: Nder i madh!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel me nje medalje.

Ai i tregoi simbolikën e medaljes kancelares dhe u shpreh se i detyrohet për këtë.

“Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike,” shkruan kryeministrit në Facebook.
“Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i heroit tonë Kombëtar Skënderbe, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt edhe “Atleti i Krishtit”, si mbrojtës i krishtërimit. Mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk i doni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton,” thotë Rama në video.

Kancelarja shprehu falenderimet e veta, duke e cilësuar një nder të madh.

“Faleminderit shumë ! Është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju,” tha kancelarja Merkel pasi mori medaljen.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement