Sherr mes adoleshentëve në një lokal të Tiranës, plagoset me thikë 16-vjeçari

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit me bashkëmoshatarët e tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, ku dy të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A, kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R.

“Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement