Ky është fruti që largon dhjamin nga barku, 1 në ditë mjafton

Një avokado në ditë mund të ndihmojë në shpërndarjen e yndyrës në barkë te gratë, sipas studimit të kryer nga Universiteti i Illinois.

Në studim morën pjesë 105 vullnetarë obezë, të cilët konsumuan një vakt avokado në ditë për 12 javë, pra 3 muaj.

Gratë që konsumuan avokado si pjesë e vaktit të tyre kryesor ditor treguan një reduktim të yndyrës të barkut, domethënë yndyrës së rrezikshme që rrethon organet e barkut.

Hulumtimet u botuan në revistën ‘Journal of Nutrition’ nën mbikëqyrjen e Naiman Khan, profesor në Universitetin e Illinois.
Qëllimi i hulumtimit ishte të hetonte rolin e avokados jo në humbjen e peshës, por në ruajtjen dhe shpërndarjen e indit dhjamor.
Dhjami nënlëkuror dhe ‘visceral’ grumbullohet në bark, ku i pari grumbullohet nën lëkurë dhe konsiderohet më pak i rrezikshme se i fundit, i cili rrethon organet vitale shoqërohet me një rrezik më të lartë të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement