Humbi betejën me COVID-19, Rama mesazh për mjekun e Kombëtares: Prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta parakohe të mjekut të kombëtares Ylli Mihali, i cili humbi betejën me COVID-19.
“🖤YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.
Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën🙏”, shkruan Rama.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement