3 shenjat e horoskopit, të cilave mund t’u besoni më shumë!

Në ditët e sotme, të gjithë kanë probleme kur bëhet fjalë për t’i besuar dikujt. Nuk po themi se nëse dikush është një nga këto shenja duhet t’i besoni direkt verbërisht, por gjasat janë që këta njerëz të bëhen një sup i ngrohtë, ku ju mund të mbështeteni dhe të flisni pa asnjë problem.

#1 – Demi (20 prill – 20 maj)

Ju jeni mjaft të sigurt tek vetja, kështu që ju pëlqen të ndihmoni të tjerët të ndihen në të njëjtën mënyrë. Jeni të besueshëm dhe i lini të tjerët të mbështeten tek ju, duke u bërë një hapësirë e sigurt ku njerëzit mund të tregojnë sekretet dhe dobësitë e tyre. Ju sundoheni nga shtëpia e dytë e vlerave dhe pronave materiale, prandaj dhe jeni të qëndrueshëm nga natyra. Natyra juaj besnike bën që njerëzit t’ju duan pranë.

#2 – Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Nëse jeni Akrep, keni tendencë t’i lini shumë vend imagjinatës. Megjithatë, nuk ju pëlqen të shpërndani e të flisni për sekrete. Ndoshta kjo e bën joshëse komunikimin me ju: Ju nuk keni asnjë interes të transportoni fjalë sa në një tavolinë, në tjerën. Mund t’ju duhet kohë që t’i besoni dikujt dhe anasjelltas, por kur ndodh, marrëdhënia është më e vërtetë se kurrë.

#3 – Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Saturni, i njohur si planeti juaj në pushtet, mund të përgjigjet pse jeni burimi përfundimtar për rehati dhe qëndrueshmëri. Ju jeni të besueshëm dhe e respektoni etikën, veçanërisht sepse Saturni është planeti që merret me moralin. Jeni krenarë që jeni të përgjegjshëm, të pjekur dhe gjithnjë në gjendje për të bërë gjënë e duhur. Njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ju, sepse ndihen rehat dhe të sigurt kur ju jeni pranë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement