Uh tmerr/ Pa videon teksa shoku i pë*dhunonte vajzën 8-vjeç, 34-vjeçari vret shokun, por vendimi i gjykatës çudit mbarë botën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi. Një person vrau shokun e tij, pasi pa pamjet e rënda ku ai po I pë*dhunonte të bijën 8-vjeçare. Bëhet me dije se autori I vrasjes, është vendosur në arrest shtëpie pasi u lirua nga policia, shkruan The Sun.

Forcat e sigurisë ruse, të cilat zakonisht i mbajnë nën arrest njerëzit që rrëfejnë vrasjet e tyre, kanë vendosur të bëjnë një përjashtim për Vyacheslav.

34-vjeçari gëzon mbështetjen e vendasve, të cilët mendojnë se ai thjesht po mbronte të bijën nga pedofili. Ata dhe plot njerëz të tjerë online kërkojnë që ai të mos akuzohet për vrasje. “Ai nuk është vrasës, mbrojti vajzën e tij dhe gjithë fëmijët tanë. Lëreni të shkojë.” kanë thënë mbështetësit e tij.

Pedofili, mësohet të jetë parë shpesh rreth vajzave të vogla dhe asaj të Vyacheslav.

Sviridov dhe Vyachelav ishin miq të ngushtë. Ai ishte kujdesur për vajzën 8-vjeçare të këtij të fundit dhe kishte abuzuar seksualisht me të në shumë raste.

Gjatë javës u mësua gjithashtu se një tjetër viktimë e Sividrov ishte vajza e ish-partneres së tij. Babai i 8-vjeçares dhe Sividrov mendohet të kenë qenë duke pirë sëbashku kur ai ka parë videon e tmerrshme të përdhunimit të vajzës së tij në telefonin e pedofilit.

Abuzimet seksuale të Sividrov u raportuan në polici, e cila e shpalli atë në kërkim, por Vyacheslav arriti ta gjente i pari dhe e goditi për vdekje. Ai fitoi simpatinë e të gjithëve, të cilët kërkuan nga policia që të mos dënohej për krimin e kryer, pasi sipas tyre, kishte bërë gjënë e duhur.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement