Sa gjynah/ Do siguronte bukën e gojës, por… bie nga lartësia një person, Policia zbardh detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Pukë, ku një  punëtor 66-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ra nga lartësia e një banese.

Ndërkohë është proceduar penalisht pronari i banesës, 64-vjeçari Gj.D. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Qelë të fshatit Gomsiqe të Pikës.

Banesa ishte e vjetër ndërsa 66-vjeçari që gjeti vdekjen jetonte në Lezhë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement