Partia Demokratike rikthehet në Kuvend, Basha mbledh grupin për aksionin e ri opozitar

Pas 30 muajsh mungese Partia Demokratike rikthehet këtë të premte në Kuvend. Që prej shkurtit të vitit 2019, e deri më tani kanë kaluar 2 vite e gjysëm, qëkur opozita e kryesuar nga PD, dogji mandatet dhe vendosi të ishte jashtë intitucioneve parlamentare.

Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb‘ se 1 orë përpara seancës së parë parlamentare për këtë sesion të ri, që do të fillojë në orën 10.00 këtë të premte, PD ka lajmëruar se do të zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar, ku nuk ka asnjë njoftim nëse do të ketë një qëndrim për Sali Berishën.

Deri më tani Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për qëndrimin që do të mbajë PD ndaj Sali Berishës, duke lënë në fuqi, deklaratën që vetë Berisha ka zbuluar për gazetarët, se kreu i PD, i ka kërkuar ambasadores Kim, prova për shpalljen e Berishës non grata.

Çështjet që Partia Demokratike pritet t’i ketë me prioritet për të diskutuar me PS, dhe mbi të gjitha të gjejë konsensus janë ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore dhe territoriale, pasi sipas opozites, keto 3 cështje kanë pasur ndikimin e tyre në humbjen e zgjedhjeve.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement