14 viktima! Si duket sot spitali i shkrumbuar i Tetovës

Tetova u trondit mbrëmjen e kaluar, pasi një zjarr në një spital Covid u mori jetën 14 personave.

Përveç godinës që është shkrumbuar plotësisht, në afërsi të spitalit ka edhe makina të djegura.

Siç mund të shihni në pamje, zjarri i një nate më parë ka shkatërruar çfarë ka gjetur, që nga muret e deri tek krevatet e pacientëve.

Këshilli i Komunës së Tetovë së mbledhjen e sotme urgjente ka shpallur tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement