Tifozët e PSG të zhgënjyer me Sergio Ramos, nuk ka datë debutimi për mbrojtësin spanjoll

Reagimet ndaj kalimit të Sergio Ramos te PSG kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Nga njëra anë, tifozët e Real Madridit ishin shumë të zhgënjyer që iku kapiteni, ndërsa tani janë mërzitur ata të PSG sepse spanjolli nuk është gati akoma.
Ramos mbërriti në Paris në fillim të verës si lojtar i lirë, por nuk ka luajtur ende me fanellën e PSG-së.
Tifozët kanë filluar të bëhen të paduruar. Gjithashtu, sepse nga ana e klubit nuk ka transparencë mbi kushtet fizike të Sergio Ramos, për të cilin ende nuk është parashikuar një datë e saktë e kthimit në fushë. Shpresat për ta parë atë kundër Clermont në fundjavë janë afër zeros.
Madje edhe ndeshja debutuese në Champions kundër Brugge duket një mirazh. PSG prezantoi 5 yje para tifozëve, por vetëm Ramos nuk është te pritshmëritë. Hakimi, Wijnaldum dhe Messi kanë marrë minuta. Donnarumma ende nuk ka debutuar, por të paktën është gati dhe pret shansin e tij.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement