Spitali COVID përfshihet nga flakët, dyshohet për 10 të vdekur, pacientë dhe mjekë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tetovë, ku spitali ku trajtohen të sëmurët me COVID është përfshirë nga flakët. Media maqedonase Alsat ka arritur të sigurojë një video ku shihet se si zjarri ka kapluar spitalin.

Nga zjarri i madh, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor. Zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që çuan në këtë shpërthim.

Mediat duke iu referuar burimeve jozyrtare, flasim për 10 viktima, ndërkohë që zyrtarisht vetëm një është konfirmuar. Aktualisht policia, forcat e shërbimit zjarrfikës, janë në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement