“Na shkoi mundi kot”, Banorët e fshatit Allambrez thirrje Bashkisë së Dimalit për shtrimin e rrugës

Prej javësh tashmë banorët e fshatit Allambres, të qytetit të Beratit, po hasin vështirësi në qarkullim.

Shkak për këtë janë bërë punimet për sjelljen e ujit, në rrugën e vetme të lagjjes Velaj, që mundëson lëvizjen e banorëve apo dhe të mjeteve.

Përveç kësaj banorët shfaqen të revoltuar, pasi para një viti, në mungesë së realizimit të infrastrukturës rrugore nga Bashkia e Dimalit, ata kanë vendosur me të ardhurat e tyre të shtrojnë rrugën.

Por ky financim vetjak nuk zgjati dhe aq shumë, pasi sikurse shihet dhe në imazhe, rruga e shtruar me asfalt, tani në pjesët më të mëdha është mbuluar nga dhera, të grumbulluar nga shpimi i tokës me skrep apo dhe mjete të tjera, për të vendosur tuba të nevojshme për qarkullimin e ujit.

Banorët i bëjnë thirrje kryetares së Bashkisë së Dimalit, Juliana Memës që pas mbarimit të punës së ujësjellësit, të shtrojë dhe rrugën pasi nuk kanë mundësinë që edhe njëherë ta financojnë vetë këtë rrugë.

Përpos kësaj një pjesë e automjeteve të banorëve kanë mbetur në mesin e rrugës për shkak të bllokimit nga mjetet që po punojnë.

https://www.facebook.com/941753369180273/posts/4480332215322353/

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement