Kandidati për kryetar nuk merr leje nga Komuna për ndërhyrjet në hapësirat publike

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Uran Ismaili, nuk ka marr leje në komunë për ndërhyrjet që po kryen nëpër hapësira publike.
Medina Braha, drejtoreshë e shërbimeve publike në komunë, për KALLXO.com ka thënë se nuk kanë marr asnjë kërkesë për leje që të bëhen ndërhyrje.
“Nuk kemi marr asnjë kërkesë”, është përgjigjur Braha.
Ismaili përpos artit në hapësira publike, ka bërë edhe rregullime të këndeve të lodrave dhe mbjellje të drujve.

Një ndërhyrje e tillë duhet të kryhet nga Drejtoria e Parqeve në komunë, të cilët njëkohësisht edhe vlerësojnë qëndrueshmërinë e këtyre këndeve.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement