E modifikuar nga Spanja, Artan Hoxha zbulon çmimin marramendës të 1 kg kanabis “Gorrilla”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi më herët pamjet nga një plantacion me kanabis në Shqipëri. Zona ku është mbjellë droga nuk bëhet e ditur, por gazetari thotë se bëhet fjalë për një hibrid të ri të kanabisit me emrin “Gorrilla”.

Sipas gazetarit, fara e është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe për herë të parë është kultivuar në Shqipëri.

Lloji i ri i drogës, sipas Hoxhës, piqet brenda 60 ditëve dhe prodhimi është 100-200 gramë për bimë. Sipas gazetarit, çmimi i një kilogram kanabis “Gorilla” shkon në 4500 euro.

“Në rastin konkret ata janë profesionistë. Në ambiente të hapura. Kjo e ka çmimin 4500 euro. 4 herë më shumë se bima. Nga 100-200 gram për bimë. Është për treg Europian. Se është shumë cilësore. Është një bimë e mirë nga Europa dhe aplikuar në Shqipëri”, ka deklaruar Artan Hoxha për ABC.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement