E lidhur me djalin e Jozefina Topallit? Flet për herë të parë modelja e njohur

Prej disa kohësh në mediat rozë, po qarkullojnë disa foto të miss-it shqiptar Cindy Marina me djalin e Jozefina Topalli, Genar Topalli, duke supozuar për një lidhje të mundshme mes tyre.
E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, me moderatorin Alban Musa, modelja e njohur, e cila së fundmi është bërë edhe imazh i Seria A, nuk ka zgjedhur as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë lajm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.
“Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh bukuroshja.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement