Çfarë po ndodh? Tani, vetë babai i Britney-t po bën peticion për të mos qenë më kujdestar i saj!

Lufta e Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj të urdhëruar nga gjykata mori një kthesë të papritur këtë javë, kur babai dhe njëkohësisht kujdestari i pasurisë së saj, Jamie Spears, paraqiti një peticion për t’i dhënë fund marrëveshjes.

Në një dosje gjyqësore të marrë nga CNN të martën, Jamie Spears citoi lutjet e vajzës së tij në dy seanca të veçanta gjyqësore gjatë verës, në kërkesën e tij për të përfunduar kujdestarinë 13-vjeçare.

“Ngjarjet e fundit në lidhje me këtë kujdestari kanë vënë në pikëpyetje nëse rrethanat kanë ndryshuar në atë masë sa bazat për krijimin e një kujdestarie mund të mos ekzistojnë më,” thuhet në dosje. “Zonja Spears i tha kësaj gjykate se ajo dëshiron të marrë kontrollin e jetës pa shinat e sigurisë së një kujdestari. Ajo dëshirën të jetë në gjendje të marrë vetë vendime, të martohet dhe të ketë fëmijë. Me pak fjalë, ajo dëshiron të jetojë jetën e saj, pa kufizimet e një kujdestarie”.

Në dosje theksohet se “Z. Spears dëshiron më të mirën për vajzën e tij dhe nëse ajo beson se mund ta përballojë jetën e saj, atëherë edhe ai është i gatshëm të tërhiqet”.

Mathew Rosengart, avokati i këngëtares, e quajti zhvillimin e fundit “shfajësim”.

“Duket se z.Spears beson se ai mund t’i shmanget llogaridhënies dhe drejtësisë, nëse bën këtë veprim”, thotë ai.
Një seanë tjetër gjyqësore është caktuar në 29 shtator.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement