Tragjedi në një familje shqiptare! Koronavirusi vret nënë e bir

Nënë e bir kanë humbur jetën dje në Kosovë si pasojë e Covid-19.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Arifi nga Zhegra, pasi nëna Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me virusin.

Haziri ka thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të vaksinohen kundër këtij virusi.

“Sonte kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e birë, Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, u shpreh Haziri.

Aktualisht janë diku te 900 raste aktive me Covid-19 në Gjilan. Deri më tani në Gjilan nga ky virus kanë vdekur 180 persona.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement