Sherri i bujshëm i vitit 2012! Dënohet me burgim reperi nga Kosova që tentoi të vriste Dudën

Reperi i njohur, Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si “The mike” është dënuar me 1 vjet dhe 4 muaj burg për akuzën se në vitin 2012 kishte gjuajtur për ta vrarë Burim Osmanin., apo siç njihet me emrin Duda.

Shpallja e aktgjykimit është bërë ditën e sotme nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Islam Thaqi, raportojnë mediat e Kosovës.

I akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria, pas leximit të aktakuzës nga prokurori i kësaj çështje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ardian Xhaferi më 15 qershor të 2012-ës, në lagjen “Dardania I”, rruga IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta të pandehurin Burim Osmani. Aty thuhet se Xhaferi me revolen e tij ka shtënë në drejtim të Osmanit, por nuk ka arritur ta godasë, për çka vepra penale mbetet në tentativë, e më pas arratiset nga vendi i ngjarjes.
Mediat e Kosovës shkruajnë se për këtë, sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement