Foshnja lind me sindromën deformuese, i ati e braktis: Biri i djallit

Historia e një djali të vogël të lindur me një sëmundje të rrallë deformuese në Ruanda po bën xhiron e mediave ndërkombëtare.
Sipas Daily Star, foshnja lindi me një deformim në kokë dhe babai i tij e braktisi, duke thënë se ai ishte “biri i djallit”.
Nëna, Bajeneza Liberata lindi fëmijën në Ruandë, Afrikën qendrore dhe po kërkon me dëshpërim kujdes mjekësor.
Djali i saj duket se ka shumë dhimbje, por nuk iu ofrua asnjë mbështetje mjekësore nga mjekët.
Babai këmbënguli se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi dhe e quajti djalin e tij “biri i djallit” duke braktisur Bajenezën në qytetin ku ajo lindi.
Faqja e njohur e dhurimit “GoFundMe” tashmë ka nisur një fushatë për kujdesin mjekësor të fëmijës dhe janë mbledhur më shumë se 67,500 euro.
Një person postoi në rrjetin social nëj foto me mbishkrimin: “Lutem që ky foshnjë të shërohet shpejt dhe të ndjehet rehat, ai dhe nëna e tij meritojnë më të mirën!”
Një tjetër shtoi: “Duke parë këtë foshnjë të qajë mu thye zemra,” shrkuan Daily Star.
Shumë prej fëmijëve që kanë lindur me këtë sindromë kanë mbetur me “aftësi të veçanta në të mësuar” dhe “probleme afatgjata të rrugëve të frymëmarrjes dhe ushqyerjes”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement