“Zyrtarët në sarajet e oligarkëve”/ Nuk ndalet Erion Braçe: Ta dinte Nënë Tereza se do shëlleheshin në Palasë e Jalë nuk…

Administrata shtetërore sot është pushim. 5 shtatori, dita e shënjtërimit të Nënë Terezës, e cila është festë zyrtare në Shqipëri, përkoi me të dielën e pushimit, ndaj edhe zëvendësohet këtë të hënë, 6 shtator.

Kjo ka sjellë edhe një reagim të ashpër të zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili shkruan se zyrtarët e shtetit e bëjnë pushimin duke pushuar në sarajet e oligarkëve.

Braçe shkruan se nëse Nënë Tereza do ta parashikonte këtë do vijonte të shërbente për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjt.

“Ta dinte NËNË TEREZA që shenjtërimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e që shërbyesit publik të ZYRAVE do shelleheshin në Palasë tek NAZURI, në Jale tek ÇMENDURIA, në Hamalle tek DALLGA, në gjirin e Lalëzit tek 7 FSHTRAT E LURES apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si SHENJT!

ME KEMBE NE TOKE!

#Mirëmengjes e punë të mbarë të gjithë atyre që punojnë sot,
nga pastruesit e deri tek infermierë e mjekë në qendrat shëndetësore e spitale”, shkruan Braçe.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement