Tuna poston fotot nga Siria: Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton

Ka disa kohë që Tuna Sejdi nuk është shumë aktive në tregun muzikor. E teksa fansat po presin me padurim rikthimin e saj me ndonjë këngë të re, duke se artisja është e zënë me disa çështje më të rëndësishme.

Siç ka treguar edhe më herët përmes postimeve në rrjetet sociale, Tuna ka marrë një nismë të re. Këngëtarja e njohur ka zbuluar se i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane.

Në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të kësaj organizate, Tuna ka si qëllim që t’u vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Para disa ditësh Tuna u nis në drejtim të Sirisë, e së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” këtë eksperiencë kaq të veçantë. Këngëtarja ka dhënë gjithashtu edhe një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë.

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…

Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mire”, ka shkruar Tuna.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement