“Një aksident i vockël nga një lojë e kotë”, Çfarë i ndodhi Ylli Limanit?

Ylli Limanit i ka ndodhur një aksident i vogël teksa po luante një lojë me gur në plazh, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në InstaStory, ku dhe ka publikuar pamjet pas incidentit, si dhe mjekimin që ka marrë për to dhe tani duket se është drejt përmirësimit.

“Një aksident i vockël nga një lojë e kotë me gur në plazh”, ka shkruar Ylli krahas fotove.


Përsa i përket jetës së tij profesionale, artisti ka qenë i ftuar më herët në programin “Edicioni Veror” ku ka dhënë më shumë detaje.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, ai dha lajme të mira për të gjithë fansat e tij pasi u shpreh se kjo verë do të sjellë edhe projekte të tjera të tij dhe po ashtu tha se po punon për albumin e ri.
“Ndoshta do të ketë. Jemi në finalizim të disa këngëve. Pak a shumë ca kanë ndihmuar edhe këto koncertet e verës është me pa ku jemi me demo që i kemi punuar gjatë pandemisë, sepse ndërron tendenca. Do të ketë shumë projekte të reja. Albumi ka dy vjet që ka filluar të punohet,” u shpreh Ylli.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement