“Mu”, gjithçka që duhet të dimë për variantin e ri të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shtuar një variant të ri të koronavirusit në listën e saj të vëzhgimit. Quhet “Varianti Mu” dhe përcaktohet si varianti i interesit (VOI).
Kjo do të thotë që Mu ka dallime gjenetike nga variantet e tjera të njohura dhe shkakton infeksione në shumë vende, kështu që mund të paraqesë një kërcënim të veçantë për shëndetin publik.
Ndryshimet gjenetike të Mu ka të ngjarë ta bëjnë atë më ngjitës, ta lejojnë të shkaktojë simptoma më të rënda dhe ta bëjë atë më të aftë të shpëtojë nga përgjigja imune e shkaktuar nga vaksinat ose infeksionet, sesa variantet e mëparshme.
Kjo, nga ana tjetër, mund ta bëjë atë më pak të ndjeshëm ndaj trajtimeve.Mu po monitorohet nga afër për të parë nëse ai duhet të ripërkufizohet si një variant shqetësuese
Ekzistojnë katër variante të tjera të interesit të monitoruar nga OBSH – domethënë, Itta, Jota, Kappa dhe Lambda – por asnjëri prej tyre nuk është riklasifikuar si variant shqetësues.
Kjo mund të ndodhë edhe me Mu, por do të duhet të presim derisa të ketë më shumë të dhëna.
Mu ai ka karakteristikat që mund të shmangin mbrojtjen ekzistuese të ofruar nga vaksinat.
Mu u shfaq për herë të parë në Kolumbi në janar 2021, ku u emërua B1621. Që atëherë është zbuluar në 40 vende, por aktualisht mendohet të jetë përgjegjës për vetëm 0.1% të infeksioneve në të gjithë botën. Deri kohët e fundit ishte më e përhapur në Kolumbi se kudo tjetër. Kur u testuan mostrat e përcaktuara gjenetikisht të koronavirusit, 39% e të analizuarve në Kolumbi ishin Mu,edhe pse asnjë mostër Mu nuk është regjistruar atje në katër javët e fundit./ The Conversation /

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement