“Këmbët e gjata, faqebardhë”,Big Brother Vip zbulon konkurrenten e parë

 

Big Brother Vip do të nisë në muajin tetor dhe sa më shumë afrohet dita e nisjes së tij, aq më shumë shtohet kurioziteti i publikut për personat pjesëmarrës. Së fundmi, stafi i Big Brother ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrenten e parë. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, moderatorja e këtij programi, Arbana Osmani, njoftoi se konkurrenti i parë i Big Brother Vip do të zbulohet në faqen zyrtare të emisionit, por do të qëndrojë aktiv për vetëm 1 orë.
Së fundmi, faqja zyrtare e Big Brother ka publikuar një video, në të cilën shihet konkurentja e parë, por pa i zbuluar ende portretin. Në video dallohen linjat perfekte trupore të konkurentes. “Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BB VIP, së shpejti”, është shkruar tek videot.
Që nga publikimi i imaxheve dhe videove, fansat kanë filluar të aludojnë për identitetin e saj. Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë Sheila Haxhiraj, por kjo mbetet për tu zbuluar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement