“Jam një Tuna tjetër’/ Rrëfimi i këngëtares pas kthimit nga Siria

Tuna është kthyer nga Siria, ku udhëtoi si pjesë e organizimit të ‘Forchildrensmile’ për t’i ndihmuar fëmijët që kanë përjetuar luftën.
Këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj në rrjete sociale, duke thënë se nga ajo që ka përjetuar atje dhe pa nga afër, e ka bërë të ndryshojë.
“Jam një Tuna tjetër”, thotë ndër të tjera mesazhi që këngëtarja shkroi poshtë postimit në “Instagram”.

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…

Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë.”, shkruan Tuna

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement