I shtruar prej gati një jave në spital, bota e futbollit në ankth për legjendën Pele

Legjenda e futbollit botëror, Pele është shtruar në spital. 80-vjeçari ndodhet në këtë gjendje që 6 ditë më parë, por jo në rrezik kritik për jetën.
Sipas mediave vendase, Pele po kryen kontrolle rutinë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Deri më tani nuk ka ende asnjë informacion më tepër lidhur me këto probleme teksa menaxheri i legjendës braziliane, Joe Fraga, shprehet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Më herët, mediat kanë raportuar se Pele-s i ka rënë të fikët, por këtë e ka mohuar vetë ish-lojtari. Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kishte shkuar në spital për vizita mjekësore rutinë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement