Enrique Iglesias jep lajmin e keq për fansat

Enrique Iglesias njoftoi se albumi i tij i ardhshëm, i titulluar Final, mund të jetë i fundit për të.
Kantautori i njohur spanjoll e zbuloi lajmin për Ricky Martin dhe Sebastián Yatra, si dhe për miliona ndjekësit e tyre në Instagram, gjatë një bisede live që promovonte turneun e tyre të ardhshëm që do të nisë në fund të këtij muaji. Final pritet të publikohet më 17 shtator.
“Mund të jetë albumi im i fundit,” –tha Iglesias. “Nuk është diçka për të cilën kam menduar gjatë muajve të fundit. Është diçka për të cilën kam menduar vitet e fundit. Do të ketë Vol. 1 dhe Vol. 2, por ato janë përfundimtare. Unë jam në atë moment në jetën time, atë kapitull në jetën time, ku mendoj se është koha e duhur për ta nxjerrë dhe kam menduar për këtë që nga viti 2015.”
Edhe pse mund të jetë albumi i tij i fundit, Iglesias i siguroi fansat se kjo nuk do të thotë se ai do të ndalojë së bëri muzikë.
“Unë kurrë nuk do të ndaloj së shkruari këngë, sepse më pëlqen të shkruaj këngë, por do ta bëj në një mënyrë tjetër – që do të thotë se ato nuk duhet domosdoshmërisht të dalin si album – kështu që ky projekt për mua është i rëndësishëm.”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement