Covid-in e ka kaluar përpara 1 viti, Eni Koçi tregon pasojat që vuan ende prej tij!

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë vaksinuar kundër Covid-19 para pak ditësh. Këtë moment ata e kanë ndarë me ndjekësit e tyre teksa kanë marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer.

“Unë dhe tmerri nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.“, shkruan Eni.

Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit në InstaStory, ku shumë pyetje i janë drejtuar në lidhje me eksperiencën e saj me Covid-19 apo me vaksinimin kundër virusit.

E pyetur nëse e ka kalur koronavirusin, Eni ka treguar se edhe pse ka kaluar një vit nga infektimi, akoma vuan pasojat e tij.

“Po, perpara 1 viti. Por ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”, ka shkruar Eni.

Një tjetër ndjekës i ka drejtuar pyetje në lidhje me eksperiencën e saj të vaksinimit.

“Dozen e pare e mora para pak ditesh. Asnje mundim vetem nje dhimbje shume e lehte e krahut ku u be vaksina…por qe kaloj per 2 dite”, është shprehur artistja.

Në lidhje me pyetjen e një fansi se ‘a ja vlen që të bëhet vaksina e Covid-19’, Eni iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh.

“Une jam shume PRO vaksines. Kam degjuar qe shume persona jane kundra dhe per mua kjo gje nuk eshte aspak normale. Nese jeni kundra vaksines atehere jeni kundra shkences. Kush jemi ne te kundershtojme OBSHn apo FDA ? Nese jeni skeptik per vaksinen atehere as tek mjeku mos shkoni, as femijet mos i vaksiononi, as ilace mos perdorni…kalojini problemet shendetesore ne menyre natyrale vete”, ka thënë ajo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement