Si do reagonte nëse do e tradhtonte Elgiti? Përgjigja e Klea Hutës është e vlefshme për të gjithë

Klea Huta komunikon shpesh me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe “qan hallet” bashkë me ta. Mes tyre nuk kanë munguar edhe pyetjet për Klean. Dikush nga ndjekësit është interesuar se çfarë do të bënte moderatorja nëse do të zbulonte se Elgiti e tradhton.

“A e fal tradhtinë Klea? Si do reagoje po të gjeje burrin duke folur me një femër tjetër?”, e ka pyetur dikush.

Dhe Klea ka dhënë një përgjigje shumë të vlefshme për të gjitha vajzat.
“Do ulesha dhe do flisja me të. Çelësi i gjithçkaje është komunikimi”, është përgjigjur Klea.

Ndër të tjera dikush e ka pyetur se çfarë do të bëhej ajo nëse nuk do të ishte moderatore dhe Klea ka treguar se ëndrra e saj ka qenë që të bëhej police.

Para disa ditësh, Klea Huta zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në ekran.
E pyetur nëse do t’i rikthehet në shtator ekranit, Klea na gëzoi të gjithëve me përgjigjen e saj.

“Për të mos ikur më kurrë”, u përgjigj moderatorja duke nënkuptuar se do të rikthehet sërish këtë sezon në televizion.

Prezantuesja nuk ka zbuluar më shumë detaje se në cilin televizion do ta shohim apo çfarë emisioni do t’i besohet, megjithatë ne po presim me padurim ta shohim në ekran.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement