Çfarë do të thotë kur dikush ëndërron për ty?

Çfarë do të thotë në të vërtetë kur dikush tjetër ëndërron për ty? Mendoni nëse jeni një person i veçantë në jetën e tij por nuk e dini apo thjesht rastësi. Të paktën njeherë do t’ju ketë thënë dikush që ka ëndërruar me ju.

Ndoshta jeni ndjerë i veçantë për një moment ose keni filluar të pyesni se çfarë saktësisht po bënit në ëndërr. Në ëndrra, gjëja më e rëndësishme është konteksti. Shumë psikologë dhe spiritualistë besojnë se ëndrrat kanë një kuptim të veçantë.

“Ëndrrat janë simbolike dhe personi që shfaqet nuk është ai që është në të vërtetë,” tha psikologu Dr. Wokata George për Huffington Post. Ai beson se nëse doni të deshifroni një ëndërr, duhet të pyesni veten se çfarë emocioni, mendimi ose ndjenje ju lidh me personin që keni parë në ëndërr.

Nëse dikush ju thotë se ka ëndërruar për ju, ju si person nuk keni shumë lidhje me të. Pra, nëse dikush ju ka parë në ëndërr mos e merrni seriozisht. Nuk ka të bëjë me ju, por me ata dhe kjo nuk do të thotë asgjë për ju.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement