“Andi Artani më shkruante fjalimet para emisionit”/ Loco zbulon ku i çoi ‘lekët e famës’: Nuk shkoja me rroba të marra “borxh” nga…

Ndryshe nga konkurrentët e tjerë të “Përputhen”, pas përfundimit të programit, Elvisin nuk e kemi parë të përfshirë në botën e televizionit. Megjithatë, Loco është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”.

Ai herë pas here u jep mundësinë fansave që t’i bëjnë pyetje të ndryshme. E kështu ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, teksa ndjekësit kanë qenë shumë kuriozë të dinë nëse do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

Elvisi ka vendosur që t’i japë fund kësaj enigme, duke thënë se nuk është pjesë e këtij reality show. Ai shton se nuk i plotëson kriteret e televizionit.

“Jo. Nuk i plotësoj kriteret e televizionit unë. Mesa duket”, është përgjigjur ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Por më pas, ndjekësit e kanë mbushur me komplimente dhe një i shkruan: “Je njeriu më i zgjuar për mendimin tim”.

“Në pallat, ndoshta. E shumta e shumta, në lagje. Po jo njeriu më i zgjuar. Ka plot më të zgjuar se unë. Për shembull ai që shpiku kurën për një sëmundje që e shpiku prapë vetë. Ai është i zgjuar. Unë një lapraks mesatar pa shkollë jam”, përgjigjet Loco.

Ndërsa një tjetër nga Kuksi i shkruan: “Ke qenë personazhi më i zgjuar dhe më i thjeshti që kam parë në atë format”.

Teksa e falënderon për vlerësimin, ish-konkurrenti i “Për’puthen” i kthehet me humor: “Më i thjeshti ndoshta. Se vetëm unë shkoja në emision me rroba “të thjeshta t’miat, jo me rroba “firmato” borxh nga dyqanet. Po më i zgjuari jo. Kam pas Andi Artanin që mi shkruante fjalimet para emisionit”.

Më pas një tjetër e ka pyetur rreth “lekëve të famës”, pasi Loco pas emisionit bënte shpesh shaka me këtë shprehje.

“Lekët e famës aq ishin. 5 story nga 100 euro. Me ato lek kam ble 2 kostume Adidas. Tani po jetoj me lekët e njerëzve që nga TV, më kanë vlerësuar punën dhe karakterin. Me këto lekë du me jetu edhe nja 100 vjet. Pastaj shohim e bëjmë”, shkruan Loco në “Instastory”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement