Robert Berisha ka vendosur të ‘mos e lërë’ më single Albana Osmanin

Prej kohësh, moderatorja Albana Osmani është shkëputur nga televizioni, duke u përqendruar më shumë në biznes, e në projekte të tjera.

Mesa duket Albana qenka beqare, dhe arsyet nuk i di as vetë. Në Instagram-in e saj, ajo ka publikuar disa foto nga Vlora, bashkë me një pyetje për ndjekësit. “Pse jam akoma single?”, pyet moderatorja.
Të shumta kanë qenë komentet e arsyet e ndjekësve. “Sepse je e gjatë për meshkuj të shkurtër”, ose “Çikat e Malsis janë të zorshme”, kanë shkruar disa prej tyre me humor. “Hë praaaa”, i komenton modelja Aurela Hoxha.
Mes shumë të tjerave, spikat komenti i Robert Berishës. “Nga sot nuk je”, i shkruan ish-bashkshorti i Nora Istrefit, që Albana nuk e ka lënë pa përgjigje, duke ia kthyer me dy emoji me të qeshura. Nuk e dimë çfarë po ndodh mes dyshes, megjithatë ndjekësit kanë nisur aludimet e para.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement