Kalim te PS? Luan Rama ironizon: Jam i papunë, te LSI s’kam pasur kë të tradhëtoj, në bindje jam socialist

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama hedh poshtë zërat se do të tradhëtonte partinë në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama thekson se s’ka pasur kë dhe pse të tradhëtojë. Ndërkohë ai shton se tashmë është i papunë, por me bindje mbetet socialist.
Madje Rama këmbëngul se për raportin që mban ai me PS nuk i merr leje askujt.

PYETJA: U fol për tradhëti të mundshme? A keni ju përgjigje?
LUAN RAMA: Për të qenë i sinqertë, asnjëherë nuk e kam konsideruar këtë arsyetim që ka ardhur tek unë në t rajtë thashethemesh apo komente kafenesh. Në komentin tim, besnikëria apo tradhëtia s’ka të bëjë me angazhime apo kontribute që e kam bërë në sytë e njerëzve. Kam natyrën time, tipin tim në qasjen me njerëzit. Marrëdhënie qytetarie, komunikimi, etik. Në ato pikëpamje thjesht kam nënqeshur, kam kuptuar deri ku mund të shkojë marrëzia e atyre që e besojnë një gjë të tillë, dhe nuk jam kushtëzuar. Nuk është kjo arsyeja e qëndrimit tim. As kam patur kë të tradhëtoj.
PYETJA: Kalim te PS?
LUAN RAMA: Kam qenë delegati më i ri në atë sallë, kam punuar në gazetën e PS. Kam qenë Sekretar, ministër në tre qeveri, PS është shtëpia ime e lindjes dhe nuk kam asnjë arsye as ti marr ndokujt leje apo të pyes se çfarë do të bëj në raportin tim me PS. E kam thënë, e kam thënë edhe publikisht në LSI, jam socialist në bindje, formim e kam për nder edhe atë që tha kryeministër, të jem zëdhënës dhe mbrojtës i idealeve të luftës. Nuk më stigmatizon mua, s’më bën të ndihem keq ironia e dikujt.
Unë do të vijoj të jem kontribues e votues i LSI për aq kohë sa LSI do të jetë ajo që dua unë. Paradoksalisht në Shqipëri mungojnë institucionet e vëmendjes shtetërore. Në kuptimin njerëzor jam një i papunë dhe meqenëse jam nga ata politikanë që profesion nuk kam vetëm politikën, jam në tundimin ëpr t’iu kthyer profesionit të parë, kam përgfatitur një projekt dhe jam në kontakt me disa subjekte mediatike sa projekti im është i vlefshëm për filozofinë editoriale. Nëse do të gjejnë dakordësinë. Do i rikthehesha profesionit tim si gazetar, edhe dimensionin publik edhe qytetar.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement