Vajza e Kobe Bryant i emocionon të gjithë, kujton momentet më të bukura me të atin

Natalia Bryant, një nga vajzat e të ndjerit Kobe Bryant, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për influencën që futbollisti i ndjerë ka pasur dhe vazhdon të ketë tek ajo. Në muajin shkurt Natalia nënshkroi një kontratë me “IMG Models” dhe së fundmi ju është përgjigjur disa pyetjeve për veten përmes një videoje.
Natalia shprehet se ëma, Vanessa Bryant, është personi që ka ndikuar më shumë në stilin e saj dhe kur është pyetur se çfarë e motivon, ajo është përgjigjur: “Babai im”.

Më vonë ajo ka folur për lidhjen e veçantë që ka pasur me Kobe, kur vjen puna tek dashuria për filmat dhe përse dëshiron të ndjekë një karrierë në industrinë e filmit.

“Babai im dhe unë shikonim sa më shumë filma të mundnin dhe më pas analizonim sa më shumë filma të mundnim e flisnim për këtë gjë me muaj të tërë. Kudo që shkonim ne flisnim për filma të ndryshëm dhe na kujtoheshin skena prej tyre. Për shëmbull thoshim ‘Ua kjo ndërtesë më kujton këtë pjesë nga ky film’. Kjo gjë më ka frymëzuar dhe mendoj se këtë dua ta bëj përgjithmonë”, është shprehur ajo.
Gjithashtu ajo ka treguar se eksperienca e saj më e guximshme ka qenë kur ka notuar më peshkaqenët së bashku me Kobe Bryant.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement