Salianji: Peleshi ofrohet si ministër, por ka dosje në SPAK, duhet të ishte i pandehur

Ervin Salianji shkruan në llogarine e tij ne Facebook se Niko Peleshi ofrohet si ministër i Mbrojtjes kur prej dy vitesh ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme.

Sipas Salianjit, Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë.

Ai shton se Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës, por mbrohet dhe promovohet si Ministër i Mbrojtjes.

Salianji: Në qeverinë e ricikluar ofrohet dhe mbrojtje për Niko Peleshin! Prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme. Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin. Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si Silicon Mix? Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës, por mbrohet dhe promovohet si Ministër i Mbrojtjes. Niko Peleshi duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement