Po na ikin fëmijët, Meta i shqetësuar: Parlamenti i ri të bëjë hetim parlamentar

Presidenti Ilir Meta inkurajon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për çështjen e largimit masiv të fëmijëve nga Shqipëria.

Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm”

 shprehet Meta

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement