Ja si do të bëhet qarkullimi i automjeteve nga nesër tek sheshi “Shqiponja”

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka treguar skemën e lëvizjes së automjeteve në rreth-rrotullimin “Shqiponja” pas hapjes së tunelit numër 5.
Nga nesër lëvizja e automjeteve do të fillojë sipas skemës përfundimtare të projektit. Lëviza e automjeteve nga autostrada Tiranë-Durrës drejt Laprakës dhe anasjelltas do të bëhet në nivelin zero, ndërkohë që ata që lëvizin më drejtim të Unazës së Madhe do të përdorin tunelin numër 5.
Dalja nga Tirana nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet përmes tunelit 3 ndërkohë që për ata që vijnë nga Kombinati do të bëhet përmes tunelit 4

Njoftimi i ARRSH
Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.
Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:
– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement