Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë prej COVID-19, ja rregullat e reja

Gjermania nga 5 shtatori konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga COVID-19. Shqiptarët për të hyrë në Gjermania duhet të paraqesin dëshmi shërimi nga një infeksion me COVID-19 ose të jesh i vaksinuar plotësisht.

Dokumentet duhet të regjistrohen në  faqen zyrtare të internetit www.einreiseanmeldung.de.

Nëse shqiptarët nuk kanë asnjë nga këto të dyja, duhet të paraqesin një test Covid-19 negativ. Gjithsesi, ata që do të udhëtojnë pas të dielës në Gjermani duhet të karantinohen për 10 ditë. Ekziston një opsion që pas 5 ditësh të kryhet një test Covidi dhe nëse rezulton negativ atëhere mund të dilet nga karantina.

NJOFTIMI NGA AMBASADA GJERMANE

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani

Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

ℹ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: 👉  https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008

Wichtige Information für Reisende nach Deutschland

Ab Sonntag, 05. September 2021, gilt Albanien ëieder als Covid19-Hochrisikoland. Das bedeutet für die Einreise nach Deutschland:

🔺 Sie müssen sich auf der Ëebseite www.einreiseanmeldung.de vor der Reise nach Deutschland registrieren.

🔺 Sie müssen bei dieser Anmeldung einen Nachëeis darüber, dass Sie von einer Infektion mit Covid19 genesen sind oder dass sie vollständig geimpft sind, hochladen.

🔺 Ëenn Sie keinen dieser beiden Nachëeise erbringen können, brauchen Sie zur Einreise nach Deutschland einen vorherigen Corona-Test. Überdies müssen Sie sich dann nach Ankunft zehn Tage lang in Quarantäne begeben. Nach fünf Tagen können Sie sich erneut testen lassen und bei einem negativen Testergebnis die Quarantäne beenden.

ℹ️ Weitere Informationen erhalten Sie auf unserer Webseite: 👉  https://tirana.diplo.de/al-de/-/2479950

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement