Ekonomia dështimi më i madh i kësaj maxhorance

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, ka folur për emrat e ministrave në qeverinë “Rama 3”.
Danaj tha për Syri Tv, se qeveria “Rama 3” nuk sjell asgjë të re, duke shtuar se gjendja ekonomike në vend vazhdon të jetë e rëndë.
“Qeveria “Rama 3” nuk sjell asgjë të re, nuk ka vizion, sidomos në rrafshin ekonomik. Vazhdon fasada e përhershme. Arben Ahmetaj vazhdon të ketë pjesën e ndërtimit për tërmetet. Ahmetaj duket se është njeri i besuar i Ramës. Rama thotë se ministrat që ka mbajtur kanë qenë më të suksesshmet, por përfoljet për ta kanë qenë të shumta. Do jenë të njëjtat persona që do bëjnë të njëjtët tendera. Vendi vazhdon që të jetë në gjendje agonie. Mendoj se do jetë e njëjta konstante e përgjumur e qeverisë sonë.

Problem është ekonomia, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë. Nuk pres shumë nga ministrja e Financave. Për Lindita Nikollën dhe Mirela Kumbaron nuk e priste askush që të ktheheshin. Njerëzit e vjetër komandojnë prapë e nuk ka frymë të re. Nëse flasim për shëndetësi, ajo nuk është falas, ka probleme me turizmin etj. Mendoj se brenda PS-së ka luftë të hapur, që mbulohet me pëlhurë të lehtë. Balla është në sfida me Gjiknurin. Rama jo i lumtur nga largimi i Ballës”, u shpreh Danaj

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement